Një 49-vjeçare në Peqin ka mbetur e plagosur në vendin e punës.
Ngjarja ndodhi në një fabrikë për përpunimin e plastikës.
NJOFTIMI I POLICISE
Rreth orës 12:30, ka shkuar për të marrë ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Elbasanit, për shkak të një dëmtimi në dorë, shtetasja D. B., 49 vjeçe, e cila paraprakisht dyshohet se është dëmtuar gjatë procesit të punës, në një fabrikë për përpunimin e plastikës.
49-vjeçarja aktualisht ndodhet në kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.