Berisha theksoi se votimin e detyrueshëm, ulja e moshës për të votuar dhe listat e hapura janë të pranueshme dhe se do t’i votojë së bashku me grupin e tij të deputetëve.
“Ne jemi të hapur të mbështesim dhe votojmë uljen e moshës në 16 vjeç, detyrimin për të votuar, dhe hapjen e listave.”, tha Berisha.
Kujtojmë se në tryezën e mbledhur mbi këto propozim një ditë më parë, grupi i Berishës nuk ishte i pranishëm, ndërsa një pjesë e mirë e deputetëve të opozitës zyrtare morën pjesë.