Vritet 30-vjeçari shqiptar në Greqi

0
283

Një 30-vjeçar shqiptar është dhunuar me shkopinj dhe gjuajtur me thika në Greqi.

Siç raportojnë mediat vendase, shqiptari është dërguar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, por nuk ka mundur t’iu mbijetojë plagëve të marra.

Gjithçka nisi pasditen e së shtunës së kaluar kur viktima, teksa ndodhej në ballkonin e një hoteli, foli me të dashurën e njërit prej sulmuesve, me origjinë egjiptiane.

Më pas i ka kërkuar të flasë dhe 30-vjeçari ka zbritur në rrugë. Në sherr janë përfshirë edhe dy persona të tjerë. Pas sherrit, 30-vjeçari ishte duke ecur në sheshin Karaiskaki dhe u sulmua nga tre shokë të tjerë të egjiptianit.

Hetuesi ka lëshuar gjashtë urdhër-arreste dhe pasditen e së premtes janë lokalizuar dhe arrestuar pesë persona.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here