Berisha: Mirënjohje ndaj kryeministrave të Kroacisë dhe Sllovenisë, bllokuan propozimin për sanksione të njëanshme ndaj Kosovës

0
241

Mirënjohje ndaj kryeministrave të Kroacisë dhe Sllovenisë.

 

Te dashur miq, dje në Bruksel kryeministrat e dy vendeve mike të rajonit Kroacisë dhe Sllovenisë, bllokuan propozimin e ndëshkimit të njëanshëm, vendosjen e sanksioneve vetëm ndaj Kosovës.

 

Ata i dhanë një goditje fatale politike argatit të serbomadhit Vuçiç, i cili në shërbim të neveritshëm ndaj patronit te tij, kohë para se të diskutohej në Bruksel vendosi i pari sanksionet ndaj Kosovës.

 

Duke shprehur mirënjohjen time dhe të PD, kryeministrave të vendeve mike të rajonit tonë për qendrimin e tyre objektiv, shtoj këtu se nuk duhet harruar për asnjë çast se Edi Rama i cili është në hetim të hapur penal në Gjykatën e Washingtonit për korruptimin e shefit të kunderzbulimit të FBI për New York-un dhe përdorimin e tij gjatë kohës që ishte në detyrë për shkatërrimin e opozitës.

 

I vetdijshëm se hetimi i hapur penal, domethenë dera e hapur e burgut për Ramen, ai kërkon gjithashtu që me sulmet e tij ndaj Kosovës të lehtësoj pozicionin e tij për krimin e rënde që ka kryer. Shtoj këtu se është kërkuar që dosja McGonigal-Edi Rama të bashkohet me Dosjen McGoniga-Deripaska të New York-ut, gjë që përbën një përkeqësim të tmerreshëm të gjendjes së Ramës dhe flet për rënien e tij në merimangën ruse. #sb

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here