Elbasani kërkon rikthimin në elitë, zyrtarizon 3 lojtarë

0
211

Elbasani duket se i ka idetë e qarta. Pas kalimit në Kategorinë e Parë, “Tigrat” kërkojnë të rikthehen sa më shpejt në elitën e futbolli shqiptar. Këtë të hënë, skuadra nis përgatitjet për sezonin e ri, ndërsa ekipit do t’i shtohen dhe përforcimet e reja.

 

Bedri Greca, Hektor Idrizaj dhe Klajdi Kuka janë tre afrimet e fundit te skuadra e Elbasanit. Me një ekip të ndërtuar nga e para, por me boshtin e njëjtë, synimi mbetet një dhe i vetëm, një skuadër jo vetëm për sot, por edhe për të ardhmen.

 

Burime pranë klubit tregojnë se drejtuesit nuk do të ndalen me kaq, pasi ekipi do të ketë të tjera afrime me të tjerë lojtarë nga Superliga shqiptare. Sipas programit, Elbasani do të stërvitet në shtëpi për dy javë dhe më pas do të nisen për fazën përgatitore.

 

Me trajnerin Nevil Dede, Elbasani kërkon rikthimin në elitë, një mision i vështirë, por jo i pamundur.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here