Eleminimi i Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt/ Si u kthyen nga armiq në miq Erion Alibej dhe Nuredin Dumani

0
202

Zbardhet dosja e plotë e Prokurorisë së Posaçme për ngarjen e ndodhur në korrik të vitit 2020 ne Elbasan ku më urdhër të Erion Alibejt u ekzekutuan Emiljano Ramazani dhe Regis Runaj. Në dosje zbulohet se si u kthyen nga armiq në miq Erjon Alibej dhe Nuredin Dumani. Nga plani për atentate ndaj njeri tjetrit, Nuredin Dumani dhe Erjon Alibej janë kthyer në miq që jepnin porosi për kryerjen e vrasjeve në Elbasan.

 

Organizator i vrasjes ishte Nuredin Dumani ndërsa në dosjen e SPAK thuhet se Erjon Alibej sa ishte në liri kishte krijuar dyshime se njëri prej personave që kishte pas organizuar vrasjen e vëllait të tij Endritit, xhaxhait Andreas dhe turkut Erdal Durunay, në Bradashesh ishte pikërisht Nuredin Dumani.

 

Elio Bitri një i njohur i përbashkët mes Erjon Alibejt dhe Nuredin Dumanit e kishte vënë në dijeni të fundit për dyshimet që Erjon Alibej kishte ndaj tij

 

Cila është lidhja e tij me vrasjen vetëm 9 ditë më pas mikut të tij, Regis Runaj? Cila ishte përplasja e grupit të tij ku ai bënte pjesë me atë të vëllezërve Alibej? Dhe cilat ishin vrasjet që shoqëruan këtë përplasje e cila mori trajta tragjike?

Një i penduar i drejtësisë do të rrëfente vrasjet e Emiljano Ramazanit dhetë Regis Runaj. Ai që ishte personi i fundit që ishte takuar mbrëmjen e vrasjes me këtë të fundit. Ndërsa Regis Runaj nuk e kishte kuptuar se personat me të cilët po shoqërohej kohët e fundit, ishin porositur për eleminimin e tij.Ky i penduar do të ishte Euglen Halili. Që rezultoi të jetë edhe vrasësi i Regis Runaj.

 

Ku për t’iu afruar sa më shumë presë tyre, dhe për të shmangur çdo dyshim të tijin mbi ta, ai dhe personat e tjerë në krim, shfrytëzuan hobin e tij për motorrat dhe shpejtësinë. Pasditen para ngjarjes, sipas dëshmisë të siguruar ‘Në Shënjestër’, Regis Runaj u takua në orën 17.30 në Shënkoll të Lezhës me Egisel Llapushin. Sipas tij, Regisi ishte marrë me shpërndarje narkotikësh dhe ishte dënuar më herët në Zvicër për këtë krim. Gjatë dëshmisë së tij, Egisel Llapushi, deklaroi se natën e ngjarjes, Regis Runaj ishte në shoqërinë e tij, Keidi Hazizollit, Xhuljano Hoxhës dhe Euglen Halilit. Lidhur mbi këtë dëshmi, policia shoqëroi për të marrë në pyetje, Xhuliano Hoxhën dhe Euglen Halilin. Të cilët deklaruan se mbrëmjen e vrasjes së Regisit ata kishin shkuar në një park në afërsi të varrezave të qytetit të Elbasanit, ku kishin konsumuar hashash.

 

Më pas Xhuliano Hoxha dhe Keidi Hazizolli kishin lëvizur bashkë, ndërsa Euglen Halili kishte lëvizur me viktimën Regis Runaj, me motor të drejtuar nga viktima. Menjëherë pasi morën këtë të dhënë, policia ushtroi kontroll në banesën e Euglen Halilit, nga ku në motorin e tij tip ‘Lifan’, poshtë pjesës së brendshme të sediljes, ekspertët gjetën gjurmë gjaku. Ku pas analizës së ADN-së, rezultoi të ishin të viktimës Regis Runaj. I gjendur përballë një prove të tillë të pakundërshtueshme, Euglen Halili, vendosi të bashkëpunojë me drejtësinë, duke treguar se ishte ai vrasësi i Regis Runaj.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here