Nuk ndalen trazirat në Francë, tre oficerë policie zihen në pritë, qëllohen me armë zjarri nga një protestues

0
117
Manifestation du 1er mai à Paris.

Tre oficerë policie janë qëlluar me armë zjarri gjatë protestave të dhunshme në Francë, nga një protestues, ende i paidentifikuar.

Sipas asaj që shkruajnë mediat e huaja, oficerët u ‘zunë në pritë’ nga dikush që ishte fshehur pas një muri në rajonin Rhone. Ata u qëlluan në këmbë dhe kofshë.

“Ne kemi kaluar një situatë alarmante. Nuk kemi parë një gjë të tillë më parë këtu dhe është shumë shqetësuese”, ka thënë një oficer policie për BBC.

Më shumë se 1300 persona janë arrestuar pas natës së katërt të protestave të dhunshme në të gjithë vendin pas vdekjes së djalit 17-vjeçar Nahel Merzouk, i cili u qëllua nga policia gjatë një ndalimi trafiku në një periferi të Parisit të martën.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here