46-vjeçarja italiane helmon bashkëshortin shqiptar me bar miu

Një 46-vjeçare italiane është arrestuar nga polica në Itali, pasi ka tentuar të helmojë burrin e saj shqiptar me bar miu.

Mediat raportojnë se dyshimet e autoriteteve erdhën pas raportimeve nga mjekët që kishin vizituar 54-vjeçarin shqiptar i cili ishte shtruar disa herë në spital, me simptoma që përputheshin me helmimin nga bari i miut.

Insitituti i mjekësisë ligjore e konfirmoi më pas rastin nëpërmjet ekzaminimit klinik, ku konstatuan elementë kimikë, Bromadiolone dhe Coumatetralyl, në gjakun e shqiptarit, të cilët përdoren në helmet e minjve. Mjektë kuptuan se 54-vjeçari me origjinë shqiptare kishte marrë doza të substancave vdekjeprurëse sa herë kishte ardhur në spital.

Më në fund shqiptari, duke kuptuar situatën, ishte vetë që u deklaroi hetuesve se i vetmi person që mund t’i helmonte ushqimin ishte gruaja e tij.

Pas hetimeve të karabinierëve, efektivët kryen një kontroll fizik në shtëpinë e shqiptarit, ku gjetën një shiringë e cila ishte e mbushur me një substancë të panjohur që më pas rezultoi vdekjeprurëse nga ekspertiza. Policia arrestoi gruan 46-vjeçare të shqiptarit si të dyshuarën kryesore për këtë ngjarje.

Asaj iu dha masa e sigurisë arrest shtëpie ndërkohë 54-vjeçari shqiptari mori trajtim në spital nga mjekët.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko