Kryetari i Opozitës, Sali Berisha, ka bërë një denoncim në lidhje me vendimin e qeverisë Rama për të mbajtur me detyrim studentët e mjekësisë në Shqipëri pas përfundimit të studimeve.
Në denoncimin e ‘qytetarit dixhital’ që Berisha ka publikuar në rrjetin e tij socila Facebook, thuhet se Rama ka kopjuar modelin e qeverisë kubaneze.
Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital.
Dr Berisha përshëndetje.. Unë jam në New York dhe desha të ndaja me ju një info rreth projektit për mjekët e rinj që mbarojnë studimet dhe shteti kërkon t’i mbajë me detyrim tre vjet… Kjo lloj praktike besoj se është marrë nga shteti kubanez.. E njof mirë këtë lloj projektit se kam jetuar në Kubë dhe aty mbase universitarët e kanë me detyrim të punojnë femrat 3 vjet dhe meshkujt 2 vjet punë sociale me një pagesë fare të vogël.. meshkujt 2 vjet për arsye se kan 1 vit detyrimin ushtarak sa mbarojnë shkollën e mesme.. kjo është komplet projekt komunist