Kishte 12 orë në patrullim/ Vdes punonjësi i Policisë Kufitare Dhërmi, dyshohet për arrest kardiak

0
162

Pas 12 orësh patrullim në det, polici i kufirit ndërron jetë në orarin dhe vendin e punës.

S. A. polic i kufirit në Dhërmi ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme si pasojë e infarktit.

Efektivi kishte 12 orë në det, në patrullim. Turnin e kishte marrë në orën 7 të mëngjesit dhe mbrëmjen e sotme, pak minuta para përfundimit të turnit, në orën 19, efektivi ka shfaqur probleme shëndetësore.Paraprakisht dyshohet për infarkt.

Sipas burimeve nga Policia kufitare, 56 vjeçari ka ndërruar jetë teksa ka qenë duke parkuar mjetin lundrues.

“Rreth orës 20:10, në Dhërmi, punonjësi i Policisë Kufitare i Stacionit të Policisë Kufitare Dhërmi, shtetasi S. A., 56 vjeç, drejtues i një mjeti lundrues të Policisë Kufitare, gjatë patrullimit në det, nuk është ndjerë mirë nga ana shëndetësore dhe për këtë shkak ka ankoruar mjetin lundures përballë stacionit të Policisë Kufitare në Dhërmi dhe ka dalë në breg.

Menjëherë është kërkuar ndihma e urgjencës mjekësore dhe pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme, punonjësi i Policisë, shtetasi S. A. humbi jetën.

Paraprakisht dyshohet se 56-vjeçari e ka humbur jetën për shkak të një arresti kardiak,” njoftoi policia.

Grupi hetimor në bashkëpunim me ekipin mjekësor vijon punën për përcaktimin e saktë të shkakut të humbjes së jetës së 56-vjeçarit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here