Mbyllja e Open Balkan/ Shehu: Do të kemi shumë pasoja zinxhir në ekonomi dhe jo vetëm

0
348

Deputeti  i Partisë demokratike, Tritan Shehu, i ftuar në Syri Tv, komentoi ‘mbylljen’ e Ballkanit të Hapur të komunikuar nga vetë Rama.

Shehu, teksa e quan një ëndërr serbe të jugosllavisë së re, u shpreh se ndonëse është marrë vendimi për fundin e tij, Ballkani i Hapur do të lërë shumë pasoja në ekonomi dhe jo vëtëm.

Ballkani i Hapur ka lënë shumë pasoja negative, të jemi të bindur dhe ai është një ëndërr serbe e jugosllavisë së re që është akoma e hapur, akoma prezente dhe akoma mund të krijojë probleme për të ardhmen.

Mjafton të dëgjojmë atë që Vuçiç tha para disa orësh, ku bëri deklaratën e çuditshme duke thënë që ”nuk është e vërtetë që Rama është dorëhequr nga Ballkani i Hapur”, kur ai e konfirmoi qartësisht, që një projekt i tillë i propozuar nga Vuçiç është jugosllavia e re, bie ndesh me projektet ndërkombëtare dhe kërkon të eliminojë projektet ndërkombëtare të BE siç është Procesi i Berlinit.

Por duhet të dimë diçka, dëmet e Ballkanit të Hapur janë reale, janë prezente, problemet ekonomike. Vetëm diçka do them: Si do veprohet tani me tarifën për qumështin pluhur që u hoq nga Kuvendi i Shqipërisë për importet si pasojë e Ballkanit të Hapur, gjë që favorizon produktet serbe dhe vë në vështirësi prodhuesit e qumështit natyral vendas, dhe i shkatërron ata sepse produktet serbe kanë një subvencion shumë të lartë dhe produktet shqiptare nuk kanë subvencion dhe janë në kushte inferioriteti ndaj produkteve serbe.

Pra si do veprohet me këtë?! Kemi realisht disa pasoja zinxhir që do shprehen për një kohë të gjatë dhe duhet të kërkojmë ndërhyrje dhe korrigjime ligjore, dhe subvencione padyshim, nëse nuk do arrihet të bëhen ndryshimet ligjore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here