Presidenti Bajram Begaj ka munguar sot nga ceremonia e mikpritjes së ish-presidentit Bill Clinton.
E kontaktuar nga News 24, këshilltarja e Presidentit Arta Sakja ka bërë me dije se Begaj nuk ka mundur të marrë pjesë për shkak të problemeve shëndetësore.
Kujtojmë se Clinton mbërriti në Shqipëri me ftesë të kryeministrit Edi Rama, në një vizitë dy ditore.