Vrau dhe groposi 8-vjeçarin, dënohet me burgim të përjetshëm Klodian Çalamani

0
175

Gjykata ka dënuar me burgim përjetë Klodian Çalamanin, i cili vrau 8-vjeçarin Mateo Vasiun. Ai u shpall fajtor për veprat penale “Marrëdhënies seksuale ose homoseksuale me të mitur me dhunë” dhe “Vrasjes në rrethana cilësuese ndaj të miturit”.

Kujtojmë që më 16 nëntor 2022 Çalamani rrëmbeu, vrau dhe më pas varrosi në oborrin e banesës së tij Vasiun.

Çalamani fillimisht ka abuzuar seksualisht me të miturin dhe më pas i shkaktoi vdekjen duke e dhunuar me sende të forta. Pas vrasjes, ai e groposi viktimën në oborrin e banesës së tij. Çalamani ishte komshi me familjen e viktimës, teksa këta të fundit kërkuan dënim me vdekje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here