Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis konfirmoi se shumë shpejt Greqia do të çelë dritën jeshile për martesat e së njëjtës gjini.
Gjatë një interviste për Bloomberg dy javë pas zgjedhjeve të 25 qershorit ai theksoi se shoqëria greke është shumë më e gatshme dhe më e pjekur e prandaj është gati t’i pranojë ato.
“Martesat e çifteve të të njëjtit seks do të bëhen realitet dhe janë pjesë e strategjisë sonë”, tha kryeministri grek për këtë çështje.