I konsideruar si i forti i Niklës, Valter Bami është shoqëruar sërish mbrëmjen e sotme nga ana e policisë në lidhje me atentatin mafioz të ndodhur pak ditë më parë në Laruksh të Krujës.
Lajmi bëhet me dije për News 24. Nga plumbat në drejtim të një automjeti ku po udhëtonte shënjtestra Gentjan Bejtja, mbeti viktimë kunati i tij, Ramazan Sino ndërsa u plagosën dy djemtë e tij të mitur.
Bami u shoqërua edhe dy ditë më parë nga ana e policisë bashkë me vëllanë e tij Durim Bami, si dhe Marklen Hakës, të cilët u lanë të lirë pas disa orësh.