Pas refuzimit për t’u takuar që Albin Kurti i bëri sot në Prishtinë, Edi Rama nuk i ka kursyer thumbimet për këtë të fundit para mediave.
Rama është pyetur për opinionin e tij në lidhje me Kurtin, por ai refuzoi të komentonte, duke thënë se “S’kam homolog unë, nuk jap dot koment”.
Kujtojmë se vizita e Ramës në Kosovë ishte e shoqëruar me shumë diskutime dhe polemika, pasi kryeministri Albin Kurti nuk kishte pranuar të takohej me të.
Kryeministri Rama do të qëndrojë në Kosovë në kuadër të një turi dyditor ballkanik që synon të informojë shtetet e rajonit për përgatitjet që po bën Shqipëria për të pritur Samitin e Procesit të Berlinit.
Ai sot pasdite është takuar edhe me presidenten Vjosa Osmani.