Pse Kosova nuk e pranoi Ramën si ndërmjetës/ Berisha rendit arsyet: Edi Rama është armik i deklaruar me një axhendë të qartë serbe ndaj Kosovës

0
151

Kreu i PD, Sali Berisha akuzon kryeministrin Rama se është një armik i hapur ndaj Kosovës.

Duke folur për gazetarët, Berisha renditi disa nga arsyet se pse sipas tij, Rama është në ‘konflikt’ me Kosovën dhe pse nuk është pranuar si ndërmjetës.

BerishaTuri i Ramës është një tur i turpshëm, turi i një njeriu, i cili është i aftë të bëjë gjithçka për të shpëtuar lëkurën e tij.

Edi Rama është një armik i hapur, i deklaruar i Kosovës me një axhendë të pastër, të qartë serbe ndaj Kosovës.

Axhenda e Edi Ramës kundër Kosovës nisi javën e parë të ardhjes në pushtet, kur akoma pa bërë betimin si kryeministër i vendit,vrapoi në Kosovë dhe zbrazi parlamentin për shkak të qëndrimit fyes ndaj arkitektit të Kosovës së pavarur, Ibrahim Rugovës, detyroi deputetet e LDK të braktisnin parlamentin.

Më vonë, Edi Rama riktheu fuqishëm projektin serb të shpërbërjes së Kosovës, ndryshimit të kufijve, de facto ndarjes së Kosovës mes Serbisë dhe Shqipërisë.

Pasi dështoi me këtë projekt, Edi Rama u bë protagonist i projektit tjetër të Aleksandër Vuçciç, me të cilin ai shpalli nga Tirana, luftën e ftohtë ndaj Prishtinës.

Kalonte nga samiti në samit duke anatemuar Procesin e Berlinit dhe reklamuar procesin e Vuçiçit. Shkon tani në një tur për Procesin e Berlinit, por shkon në një tur më qesharak se kurrë.

Ka hequr qyrkun e Ballkanit të Hapur dhe thotë se po reklamon Procesin e Berlinit, në një kohë kur ka dëshmuar si njësoj Vuçiçi se është i aftë të shkelmojë pavarësinë e Kosovës.

Edi Rama vendosi i pari sanksione ndaj Kosovës, kërcënoi në mënyrë primitive se Kosova do kthehet në epokën e bronzit, foli për Donbase dhe Donjetcke dhe për skenarë që ia servirte Vuçiçi.

Kosova ia preu biletën si ndërmjetës, nuk të pranojmë si ndërmjetës dhe kjo është në meritën e tyre.

Edi Rama është ndërmjetës i Vuçiçit, nuk ka asnjë tagër tjetër.

Pardje në Kosovë ishin kryeministrat e Holandës dhe Luksemburgut. Po çfarë ka Edi Rama për të thënë për BE-në përveç marrëzive të tij dhe hallit të McGonigalit?

Këto i ka se e pret në bankën e akuzës McGonigali, jo vetëm për akuzën për korrupsion, por edhe për akuza më të tmerrshme të lidhura me Kremlinin dhe Rusinë

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here