Shehi në Kuvend: Vagabondët që kanë vjedhur paratë e inceneratorëve të shkojnë në burg!

0
243

Deputeti Dashamir Shehi, në fjalën e tij në Kuvend ka bërë thirrje që të gjithë ata që kanë vjedhur paratë e inceneratorëve duhet të shkojnë në burg.

Gjithashtu ai theksoi se vendi duhet të ‘pastrohet’ nga ata që kanë vjedhur qytetarët shqiptarë.

“Duhet të pastrohet vendit. Duhet një sistem edukimi masiv për këtë punë. Duhet një edukim i një brezi që nuk e ka shumë konceptin e pastërtisë. Disa para më mirë se të shkojnë për disa projekte bosh më mirë të shkojnë për edukim. Projektet në këtë fushë duhet të kalojnë nivelin e zgjedhjeve. Për të treguar që ky është një sektor që ka të ardhme vetëm nëse punohet ndershmërisht, vagabondët që kanë vjedhur paratë e inceneratorëve duhet të shkojnë në burg. Se ndryshe gjithë këto llafe që themi ne këtu janë llafe kot. Kanë marrë nga 20 mln kompani boshe se nuk ekzistojnë. Të prishim para për të këtë punë se është e rëndësishme, por ashtu si duhet. Jo t’i vjedhim”, deklaroi Shehi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here