Ish-kryeministri Sali Berisha ka nxjerrë pamjet shpërthimeve të guroren në pronësi të vëllait të deputetit të PS-së, Rrahman Rraja, Përparim Rraja.
Në video dëgjohet shpërthimi i fuqishëm, ndërsa thërrmohet një pjesë e kodrës ku është vendosur lënda plasëse.
Gjithashtu ka publikuar pamjet e makinerive që punojnë në gurore për marrjen e materialeve.
“Këto janë shpërthimet në guroren e klanit mafioz Rraja, që dëmtuan banesën e familjes Maja! #sb”, shkruan Berisha.
Pikërisht këto shpërthime u bënë shkak për dhunën barbare që familjarët e deputetit të PS-së, dy vëllezërit Xhelal e Flamur, si edhe i biri Rexhep Rraja ushtruan ndaj dy kushërinjve të fisit Maja, Bilbili dhe Jashari.