Dhuna nga fisi Rraja/ Flet banori: Kemi bërë 40 denoncime, shefi i komisariatit na kërcënoi

0
344

40 denoncime kanë bërë banorët e Borizanës në komisariatin e Fushës Krujës për shpërthimet e guroreve, pasi rrezikojnë t’u shembin banesat, por asgjë nuk ka ndryshuar.

Ky është shqetësimi i ngritur nga një prej banorëve të zonës, i cili foli në Report tv pas ngjarjes së rëndë ku fisi Rraja ushtroi dhunë barbare ndaj dy kushërinjve Maja.

Banori tha se fisi Rraja i kërcënon banorët e zonës se do i rrahin e do i vrasin nëse ankohen serish për guroret.

“Shteti fle gjumë. S’kemi punë as me fisin Rraja, as me askënd, duam shtëpitë tona që i kemi bërë me djersë.

Nuk është problemi për një gurore. Nga neglizhenca e shtetit, ka për tu ngrit fisi tjetër me u vra me ta. Kemi bërë 40 denoncimi, tek komisariati i Fushë Krujës, kemi bërë takimin me kreun e degës dhe na ka thënë po u bllokuan guroret jeni të gjithë më burg. Kryetari i degës na thonte që iu ve prangat për gjysmë ore. Fillon vëlla vrasja. Kemi bërë protesta pak më herët, jemi zënë, shpërndajnë ryshfete, për atë është përçarë protesta

Problemi është të marrë mësa shteti. Ta bllokojë përkohësisht, për turpin e dy djemve. Gurorja ka nja 2 muaj që ka ardhur, se ne s’kemi pas probleme. Kur erdhi firma Shijaku dhe Rraja, u bënë nja 20 -30 gurore. Dy çunat e lagjes sonë s’na kanë bërë probleme që kanë gurore, ky na thotë do ju rrah, do ju vras.

Banesa, na ka sjellë bashkia komision, e kemi kudo të plasaritur, e imja është pak më larg se të tjerët, po me pa shtëpitë e tjerëve. I kemi bërë shtëpitë me borxhe. Me mirë ti kapë shteti ti fuse brenda, se kanë për t’u vrarë”, tha banori i Borizanës

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here