“Kemi bërë 40 denoncime”/ Banorët e Borizanës ngrihen në protestë për guroren e fisit Rraja

0
243

Pas dhunës barbare të ushtruar nga fisi Rraja ndaj kushërinjve të fisit Maja në Krujë, kanë reaguar edhe banorët të cilët i bëjnë thirrje kreut të qeverisë që të shkojë në zonë pasi çështja mund të shkojë në hasmëri.

Banori tha se fisi Maja dhe Rraja janë ndër më të fortët në rrethin e Krujës dhe çështja mund të kalojë në hasmëri pas dhunimit barbar që iu bë vetëm pas denoncimeve për guroren.

“Nuk ka shtet, të bëjë pritë këtu nuk kam punë me të. Nuk po i themi gjë për ndotjet, shteti të vërë dorë. Rama mos të shkojë jashtë shtetit të bëjë samite, por të vijë këtu. Hajde se do hyjnë në hasmëri dynjaja, janë dy fiset më të forta në rrethin e Krujës, ke për t’ia dëgjuar tymin tutje, kë për të parë sa vite ka për të shkuar hasmëria”, tha një banor.

“Kemi bërë 40 denoncime me emër dhe mbiemër, që janë në sirtarët e Policisë dhe të cilat kanë sjellë rrahjen e çunave. Në dukagjin të Shkodrës ka 100 vite që ka gjakmarrje, tani shteti po e sjell edhe në Fushë-Krujë. Thonë ka kriminelë, por kriminelë janë policia e Fushë-Krujës dhe më pas vijnë ata të Tiranës, që nuk i komandojnë këta të Fushë-Krujës. Tani të vi Edi Rama bashkë me Beliund Ballukun këtu, që të pajtojë gjaqet që janë rrahur dy çunat. A mund t’i pajtojnë ata? Mua personalisht nëse më rrahin, më mirë pranoj vdekjen, pasi do më thotë nusja, se nuk ke surrat që të dalësh. Çfarë të bëjmë tani? A ka shtet këtu? Apo të vrasin vetë?”, tha një banor tjetër per News24.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here