Kryediplomati italian: Ushtarët tanë po punojnë për paqe në Kosovë e Bosnje, e duam rajonin në BE !

0
142

Zëvendëskryeministri dhe kryediplomati italian, Antonio Tajani, në një panel bashkë me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së Borrell në Forumin e Dubrovnikut, foli për Ballkanin Perëndimor dhe stabilitetin në këtë rajon.

Ai tha se Ballkani Perëndimor i përket Europës dhe se angazhimi i Italisë është përqendruar në paqen e rajonit, derisa përmendi edhe ushtarët italianë që janë në Kosovë në kuadër të KFOR-it dhe ata në Bosnje e Hercegovinë, raporton Gazeta Express.

“Neve na duhet më pak Rusi, më pak Kinë dhe më shumë Europë në Ballkanin Perëndimor. Duke folur për Ukrainën, ne do të mbështesim natyrisht anëtarësimin e saj të plotë, por në të njëjtën kohë ne duam anëtarësim të plotë në BE po ashtu edhe për vendet tjera të Ballkanit Perëndimor. Ky është angazhimi ynë dhe po e nënvizoj këtë pikë. Italia është duke punuar fort për stabilitetin e rajonit, ushtarët italianë po punojnë në Bosnje e Hercegovinë, po punojnë afër kufirit të Serbisë dhe Kosovës. Janë duke punuar për paqe”.

Tajani tha se përveç se rajoni i përket Europës, stabiliteti është i rëndësishëm edhe për të luftuar bashkë migrimin ilegal.

“Pse e duam stabilitetin? Sepse Ballkani Perëndimor është Europë, por arsyeja është edhe migrimi ilegal. Janë dy korridore, korridor mesdhetar dhe ai i Ballkanit Perëndimor. Na duhet të punojmë bashkë kundër trafikantëve”.

Tajani tha se Italia nuk mund ta luftojë si e vetme kundër trafikantëve të njerëzve e drogës, por se kjo duhet të bëhet bashkë si Europë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here