OKB: Rreth 9.000 civilë kanë vdekur gjatë luftës në Ukrainë

0
146

Kombet e Bashkuara (OKB) kanë vënë në dukje një numër të madh të viktimave civile në luftën në Ukrainë, e cila po vazhdon prej 500 ditësh.

Më shumë se 9.000 civilë, përfshirë 500 fëmijë, kanë vdekur që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt 2022, tha misioni i OKB-së për të drejtat e njeriut në Ukrainë.

“Sot shënon një fazë të re të zezë në një luftë që vazhdon të shkaktojë humbje të tmerrshme në mesin e civilëve ukrainasë,” tha Noel Calhoun, ndihmës shefi i Misionit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut në Ukrainë, në një deklaratë të lëshuar të premten, në ditën e 500-të që nga fillimi i luftës, më 24 shkurt 2022.

Edhe pse këtë vit numri i viktimave ishte mesatarisht më i ulët se në vitin 2022, ai filloi të rritet përsëri në maj dhe qershor, thanë vëzhguesit.

Në një sulm me raketa në Kramatorsk, në lindje të Ukrainës, më 27 qershor, 13 civilë u vranë, duke përfshirë katër fëmijë.

Larg vijës së frontit në Lviv, në perëndim, dhjetë njerëz u vranë në granatimet herët në mëngjesin e së enjtes, në atë që kryebashkiaku e quajti sulmin më të madh në infrastrukturën civile që nga fillimi i pushtimit.

Në atë sulm, 42 persona u plagosën, duke përfshirë tre fëmijë, sipas një raporti të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Ukrainës të publikuar të premten.

UNESCO njoftoi se ky sulm ishte gjithashtu i pari në një zonë të mbrojtur nga Konventa për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore dhe Natyrore Botërore dhe se në të u dëmtua një ndërtesë historike.

Qytetet Buça, në veri të vendit jo shumë larg Kievit, dhe Mariupol në juglindje, janë bërë simbole të sulmeve të vitit 2023, për të cilat Rusia akuzohet për krime lufte dhe gjenocid. REL

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here