Fuga nesër në Kuvend për të folur për ndryshimet në ligjin për Akademinë e Shkencave

0
1298

Akademiku Artan Fuga do të jetë nesër në Kuvend për të folur për ndryshimet në ligjin për Akademinë e Shkencave.

Fuga njofton në Facebook se pas shumë përpjekjesh, por edhe presionesh, përpjekjesh për të më mohuar të drejtat qytetare, pas shumë fyerjesh personale, duket se objektivi u arrit!

Ai thekson se qetësisht, por me vendosmëri, me respekt për deputetët, por pa u konformuar me asgjë që shkel ligjet, do të shfaqë të gjithë qëndrimin për një Akademi Shkencash në rolin e vet, për të mos u pajtuar me ndërhyrje politike në emër të kontrollit të akademikëve nga politika.

Njoftimi i Fugës:

Njoftoj se jam ftuar zyrtarisht nga ana e Komisionit të medias dhe edukimit të Kuvendit të Shqipërisë nesër, e hënë, datë 10 korrik 23, ora 10 e 30, për të dhënë mendimet, kritikat dhe sugjerimet e mia përballë amendamenteve të propozuara për ndryshimin e Ligjit në fuqi mbi Akademinë e Shkencave, cilat synojnë të ndryshojnë mënyrën e zgjedhjes të drejtuesve të kësaj Akademie!

Pas shumë përpjekjesh, por edhe presionesh, përpjekjesh për të më mohuar të drejtat qytetare, pas shumë fyerjesh personale, duket se objektivi u arrit!

Qetësisht, por me vendosmëri, me respekt për deputetët, por pa u konformuar me asgjë që shkel ligjet, kritik, por pa asnjë sulm personal, larg meje kjo edukatë, do të shfaq të gjithë qëndrimin tim për një Akademi Shkencash në rolin e vet, për të mos u pajtuar me ndërhyrje politike në emër të kontrollit të akademikëve nga politika, si edhe për të mbrojtur nderin dhe dinjitetin tim personal dhe të Akademikut si nocion!

Faleminderit

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here