Ministri i brendshëm i Kosovës: Unë dhe qeveria nuk jemi kundër popullit serb, por jemi kundër projekteve shoviniste të Beogradit

0
124

Ministri i Punëve të Brendshme në Kosovës, Xhelal Sveçla, është shprehur se ai dhe Qeveria e Kosovës nuk janë kundër popullit serb, por kundër projekteve shoviniste të Serbisë.

Sipas mediave të Kosovës, komentet Svelça i bëri përmes një interviste të dhënë më herët, ku ka folur për situatën e tensionuar në Veri.

Gjatë fjalës së tij ai ka thënë gjithashtu se ‘kriminelët’ nuk kanë kombësi dhe ata duhet të marrin dënimin e duhur.

“Janë ata që duan të portretizojnë aktivitetin e tyre me ngjyra nacionaliste. Tani keni kriminelët më të mëdhenj që janë patriotët më të mëdhenj dhe duhet ta ndalojmë këtë. Kemi nevojë për vëmendjen e qytetarëve të thjeshtë, për jetë normale”, ka thënë Svelça.

Ai thotë se gjatë kësaj kohe ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me qytetarë serbë në Veri megjithëse sipas tij, këto takime nuk janë bërë publike. Kujtojmë se prej gati një muaj veriu i Kosovës ndodhet në një situatë të tensionuar, pasi serbët lokalë, të mbështetur nga Beogradi, kanë zhvilluar disa protesta të dhunshme, pasi nuk pranojnë në krye të komunave në Veri shtetas shqiptarë, që erdhën në pushtet përmes zgjedhjeve të zhvilluara në muajin prill e që partitë serbe nuk morën pjesë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here