Zbardhet dëshmia e Bilbil Majës: U takuam me inxhinierin për t’i thënë të përdorin më pak eksploziv. Vëllezërit e deputetit filluan t’na godisnin pa pushim ..

0
120

Është zbardhur dëshmia e Bilbil Majës para grupit hetimor në lidhje me ngjarjen brutale të ndodhur në Krujë, ku ai dhe kushëriri i tij u dhunuan barbarisht nga anëtarë të grupit “Rraja”.

Ai ka deklaruar se dy vëllezërit e deputetit të Partisë Socialiste e kanë goditur në kokë dhe trup ndërsa është qëlluar pa pushim nga të afërmit e tyre.

“Papritmas në ambientet e lokalit kam shquar të hyjnë Xhemal dhe Flamur Rraja, të cilët kanë qenë të armatosur dhe më kanë kërkuar që të shtrihem në tokë. Mes tyre kam shquar dhe pronarin e gurores, të cilin e njoh me pseudonimin Çaku. Flamur dhe Xhemal Rraja, vëllezërit e deputetit të PS-së Rrahman Rraja, më kanë goditur në kokë e trup. Dhe persona të tjerë, të afërm të tyre na kanë goditur pa pushim duke na lënë pa ndjenja në lokal”, ka deklaruar Bilbil Maja.

Ai ka treguar se bashkë me Jashar Majën ishin ulur në lokalin ku ndodhi ngjarja me qëllim për të biseduar me inxhinierin e gurores që të përdoreshin sasi më të vogla eksplozivi sepse nga shpërthimet e pakontrolluara po u dëmtoheshin banesat

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here