Me sa duket edhe me Arben Ahmetajn do të vijojë historia, e atyre që përfundojnë në burg, pasi i lëshon Edi Rama. Njësoj si me Sajmir Tahirin e shkarkuar, me Lefter Kokën që e detyruan të dorzojë mandatin e porsa fituar, apo me Vangjush Dakon e mënjanuar edhe ish zv kryeministrin e presin prangat, pasi shefi i tij e shkarkoi nga detyra, madje deklaroi publikisht se “po të ishë unë prokuror do të përfundonte keq”.Këtë fillim jave në Kuvendin e Shqipërisë ka shkuar kërkesa zyrtare e Prokurorisë së Posaçme për arrestimin e ish-zëvendës kryeministrit Arben Ahmetaj. Duke qenë se formalisht Ahmetaj është ende deputet SPAK ka dorëzuar kërkesën për të marrë “OK” nga Kuvendi për arrestimin e tij nën akuzën e korrupsionit pasiv për aferën e inceneratorëve.
Ndaj ish numrit dy të qeverisë dhe deputetit janë ngritur tre akuza penale, korrupsion pasiv, pastrim parash dhe deklarim i rremë dhe fshehje pasurie. Për këto akuza është kërkuar dhe arrestimi i tij. Bashkë me lejen për arrestimin është dhe ajo për kontrollin personal dhe të celularëve të tij.
Më herët SPAK ka kontrolluar dy banesat, atë të partneres së Ahmetaj, Erjola Hoxha në Hamallaj dhe një vilë në zonën e Palasës që mendohet se disponohet nga ish-bashkëshortja e tij.
Pak muaj më parë disa media pranë qeverisë që patën si lokomotivë të tyre Top Channel, filluan një fushatë nxjerrjeje faketesh dhe akuzash kundër ish zv kryeministrit. Nisur nga prezumimi se ato nuk bëjnë asgjë pa lejen e zyrës së shtypit të kryeministrisë u ngrit dyshimi se Ahmetaj po goditej drejtpërdrejt nga Rama i cili sapo e pati shkarkuar.
Një version në formë thashethemnaje qarkullonte prej kohësh në qarqet më të larta të Rilindjes, sipas të cilës Ahmetaj, pas prishjeve të pazareve mes tyre, kishte tradhëtuar shokët dhe i kish servirur opozitës materialet korruptive të dosjes së inceneratorëve. Edhe sulmet ndaj tij komentoheshin si të sponsorizuara nga bosët e inceneratorëve që janë shpallur në kërkim po ende vazhdojnë të përfitojnë paratë e buxhetin përmes financimit të inceneratorit të Tiranës. Këto dyshime përputheshin edhe me degradimin që i bëri kryeministri Rama gjë që gati legjitimoi burgosjen e tij.
©Lapsi.al