Ish-deputeti demokrat Klevis Balliu tha sot se pa aferës së incineratorëve fshihet vetë Edi Rama.
Ai shtoi se zyrtarët e lartë të qeverisë të përfshirë në këtë aferë jo vetëm duhet të arrestohet nga ana e drejtësisë, por edhe tu konfiskohet pasuria.
Balliu: Pas aferës së inceneratorëve është Edi Rama. Janë arrestuar ministra dhe deputetët. por pagesat vazhdojnë sepse pas inceneratorëve është Edi Rama. Shikoni inceneratorin e Tiranës. Veliaj as nuk është thirrur ndërkohë tre ditë me parë ka kaluar 800 000 mije euro mafies të inceneratorëve nga parat e qytetarëve.
Këta jo vetëm duhet të arrestohen, por duhet t’i konfiskohen pasuritë. Nuk mundet të vazhdojë kjo situatë ku qentë marrin 60 mijë lek në muaj dhe njerëzit marrin 30 mijë lekë asistencë në muaj ndërkohë kryeministri lëviz me avion privat.