Ish-kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici, i arrestuar për akuzën e “Korrupsionit pasiv”, do të dalë përpara Gjykatës së Apelit të Posaçëm më 14 Korrik, ora 11:00.
Shorti ka caktuar gjyqtaren Saida Dollani për të shqyrtuar ankimimin e Gjicit për një masë më të lehtë sigurie.
Gjici ankimoi masën e “Arrestit me burg”, nëpërmjet avokatit të tij, me argumentin se tenderi që flitet në video nuk është shpallur asnjëherë nga bashkia e Kukësit dhe se klienti i tij nuk ka kryer asnjë shkelje të ligjit.
Gjici u arrestua më 24 qershor me akuzën e korrupsionit pasiv, ndërsa pretendoi se nuk ka shkelur ligjin, por ra pre e një kurthi të ngritur nga ata që nuk e duan.
Ai u arrestua pas një video-skandali, ku shihet teksa kryen marrëdhënie intime me Alma Kaçin në ambientet e zyrës së bashkisë.
Pas aktit, bien dakord në parin që firma e Alma Kaçit të fitojë nga bashkia një projekt për sterilizimin e qenve.