Gazetari: Ahmetaj ndodhet në Dubai, në ditët në vijim do të dëgjojmë dhe emra të tjerë

0
226

Gazetari Bledian Koka ka folur për largimin nga Shqipëria e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj pas kërkesës së SPAK në Kuvend për t’i hequr mandatin dhe për ta arrestuar.

Sipas gazetarit ish-zv.kryeministri ndodhet në Dubai. Gazetari shtoi më tej në Syri Tv, se këto ngjarje po tregojnë se si ‘në mandatin e tretë Rama po shkëlqen me zv.kryeministrin e tij në arrati përballë drejtësisë dhe kjo ka dy probleme pasi na tregon se çfarë mazhorance dhe çfarë shumice e qeveris këtë vend’.

Koka: Fakti që Arben Ahmetaj nuk është në Shqipëri është treguesi që ai është arratisur pasi ai sot është i kërkuar. Duket qartë se ajo që kemi diskutuar pas informacionit se SPAK po e hetonte Arben Ahmetaj, të gjithë thashethemnajën që Rama e ka shitur, lufta e brendshme brenda grupit parlamentar që sa vjen dhe nxjerr kokat e veta, gjatë gjithë kësaj kohe Ahmetaj e ka pasur të qartë greminën drejt së cilës po shkonte me bekimin e Edi Ramës dhe mesa duket ka vendosur të bëjë dhe ai hapin e tij. Sipas informacionit që unë kam zoti Ahmetaj ndodhet në Dubai. Tashmë në Dubai nuk do të kemi vetëm çunat problematik.

Kudo qoftë ai praktikisht është në arrati dhe pse nuk është zyrtarisht në kërkim pasi edhe në këto momente që po flasim ai është akoma një deputet i parlamentit të Shqipërisë, anëtar i Grupit Parlamentar i PS si dhe mbart mbi vete të gjitha detyrat që ka pasur si ministër.

Në mandatin e tretë Rama po shkëlqen me zv.kryeministrin e tij në arrati përballë drejtësisë dhe kjo ka dy probleme pasi na tregon se çfarë mazhorance dhe çfarë shumice e qeveris këtë vend.

Gjatë ditëve në vijim do të dëgjojmë edhe emra të tjerë pasi në këto momente pjesë e këtyre pagesave të bosëve të inceneratorëve edhe pse lidhjet ne si media i kemi pasur si raportim, kur Ahmetaj shpëtoi kokën e tij kur u përplasën në Maqedoni dhe gjithë dynjaja e di miqësinë e tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here