Edi Paloka ka paralajmëruar lëvizje brenda Partisë Demokratike.
Për MCN Tv, Paloka tha se lëvizjet brenda opozitës do të jenë si brenda edhe jashtë Parlamentit. Ai shtoi se Basha do të vijojë farsën, pasi është tërësisht në shërbim të Ramës.
“Do ketë lëvizje dhe në parlament dhe jashtë parlamentit, brenda opozitës. Basha do vazhdojë farsën. Pse duhet të bëjë një farsë idiote? Do vazhdojë bashkëpunimin me Ramën se dhe Ballën e ka ministër të Brendshëm.
Mendoni se ishte rastësi që në të njëjtën orë dhe në të njëjtën banesë qëlloi dhe Balla dhe Basha? Basha është tërësisht në shërbim të Ramës dhe ai do e mbajë si kryetar falso të PD, se i duhet”, tha Paloka.