Ola Xama: Veliaj nuk ka pranuar kurrë se është kërkuesi i inceneratorit të Tiranës, por SPAK thotë Po!

0
257

Për gazetaren Ola Xama, Erion Veliaj nuk e ka pranuar kurrë faktin se ai është kërkuesi i inceneratorit të Tiranës, por në dokumentet e SPAK thuhet se ai është njeriu që ka kërkuar i pari për të ndërtuar një incenerator në Tiranë.

Duke folur në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, gazetarja Ola Xama u shpreh se deri më tani, inceneratorit i Tiranës që nuk ekziston, ka marrë 100 mln euro.

Propozimi thuhet se është nga Erion Veliaj. Ajo që ne si gazetarë mund të bëjmë interpretim është ajo, se çfarë ka thënë publikisht për këtë. Veliaj ka thënë që unë thjeshtë jam shprehur dakord sepse doja të zgjidhja problemin e mbetjeve. Nuk ka marrë kurrë përsipër që ai ka qenë iniciatori i inceneratorit në Tiranë.

Ndërkohë që dosja  e SPAK thotë se ai ka nisur dy shkresa, një në janar të vitit 2016, kur ishte ministër Financash, Shkëlqim Çani dhe një në shkurt të 2016, kur ishte ministër Financash, Arben Ahmetaj. Kjo procedurë është kundërshtuar si nga Cani edhe nga drejtoresha e përgjithshme e Buxhetit, Mimoza Dhëmbi, të cilën e përgëzoj për mbrojtjen që i ka bërë buxhetit të shtetit.

Ideja për inceneratorin e Tiranës është e Veliajt. Unë kam shumë perceptime, por edhe nga raportet që kam lexuar të monitorimit të kontratës, ka marrë deri më sot 100 milionë euro.

60 mln euro janë nga taksat e buxhetit të shtetit dhe sot nuk kemi incenerator. Dhe 40 mln euro janë nga kontrata e depozitimit të dherave dhe mbetjeve të firmave private.

13-15 mln euro në vit ka dhënë bashkia e Tiranës, ajo e Durrësit dhe bashkia e Kavajës ka tarifën më të shtrenjtë edhe pse është një bashki në falimentim’, tha Ola Xama në SYRI TV.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here