11 arsye kundër TVSH-së për Arsimin Privat

0
140
Nga Shoqata e Shkollave Jopublike:
Nëse nisma miratohet rreth 50.000 familje të shtresës së mesme do të paguajnë 20% më shtrenjtë për shkollimin e fëmijëve të tyre. Pse jemi kundër?
1. Godet dhe rrënon arsimin privat si si aktor pararojë. Në 40 vendet e para të Maturës 2023 35 janë shkolla private. Këto shkolla do të kenë më pak para për rroga stafi dhe investime.
2. Godet arsimin publik: nxënësit që do të ikin nga privati do të ngjeshen në publik duke krijuar mbingarkesë dhe shkolla me dy turne.
3. Godet shkollat private që i kursejnë shtetit miliona euro çdo vit duke mbuluar kërkesat për shkollim. Aktualisht në arsimin privat shkollohet 82.500 nxënës e studentë.
4. Godet sidomos shtresën e mesme që shkollon fëmijët në shkolla private dhe e nxit për të emigruar.
5. Është kundër Direktivës 2006/112/EC të Bashkimit Evropian që thotë që arsimi privat nuk duhet tatuar me TVSH.
6. Ka përfitime qesharake për financat publike sidomos kur krahasohen me dëmet. Shteti do të duhet të investojë para për nxënësit që do të ikin nga privati në publik.
7. Arsimi është shpallur prioritet madhor si kudo në botë, por trajtohet si një sipërmarrje e rëndomtë.
8. Prindërit që kanë fëmijët në shkollat private paguajnë taksa, por nuk përfitojnë për shkollimin e fëmijëve, sepse ato u shkojnë vetëm shkollave publike. Tani u kërkohet të paguajnë edhe 20% më tepër TVSH.
9. Në shkollat private nuk arsimohen të pasurit, por shtresat e mesme që nuk do ta përballojnë dot rritjen e menjëhershme me 20% të tarifave.
10. Në vendet me arsimin më cilësor shteti mbështet arsimin privat si aleat vendimtar. Në Shqipëri arsimi privat nuk merr asnjë mbështetje dhe tashmë mbingarkohet edhe me TVSH kundër praktikave më të mira botërore.
11. Qindra mësues e staf rrezikojnë vendin e punës në shkollat private që mund të mbyllen nga vështirësitë financiare të shkaktuara nga aplikimi i TVSH-së.
12. U pamundëson shkollave private të japin bursa për qindra nxënës të shkëlqyer nga familje të varfëra.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here