Malltezi: SPAK duhet t’i hetonte inceneratorët në kuadër të grupit të strukturuar kriminal

0
159

I ftuar në SYRI TV ishte eksperti i mjedisit Jamarbëll Malltezi i cili është shprehur se asnjë nuk e kishte fuqinë në qeveri të kalonte 9 vendime brenda ditës përpos urdhrit nga Rama dhe Agaci për të ndërtuat skemën e vjedhjes me inceneratorët në Shqipëri, dhe se Ahmetaj ka zbatuar porositë e tyre.

Deri tani ka dalë një pjesë e mirë e aferës, por akoma nuk është e qartë. Kjo skemë ka filluar që në vitin 2014 që sapo kishte ardhur në pushtet. Në qershor të 2014 nxori një VKM që pushteti vendor të ndante mbetjet në burim dhe të trajtoheshin mbetjet më mirë, pra nëpërmjet tre R-vë që janë Reduktim-Ripërdorim-Riciklim. Por vetëm 6 muaj pasi kishte dalë VKM që detyronte bashkitë për ndarjen e mbetjeve në burim del një VKM tjetër  që i jep për incenerim mbetjet e Elbasanit dhe në prill 2015 kem i bërë takimin parë për këtë apsi ishin shkelur shumë procedura në kundërshtim me ligjin.

Mbetjet janë një tagër i qeverisë vendore dhe jo e qeverisë qendrore. Zoto, Mërtiri, Gugallja ishin sekserë, SPAK për fat të keq ka përdorur doreza boksi për të trajtuar këtë rast në vend që t’i merrte si grup i strukturuar kriminal pasi janë të njëjtën person dhe e njëjta skemë që është përdorur në të tre inceneratorët. Duhet bërë pyetjet bazike që kush e ishte tagrin dhe përse duhej rrëzuar strategjia kombëtare e mbetjeve, kush ishin këto ekspertë që vendosen se në Shqipëri duhen inceneratorët. SPAK duhet të thërrasë këta ekspertë që kane vendosur që në Shqipëri duhet incenerim dhe jo trajtim kombëtar të mbetjeve në gjenezë.

Vajza që doli në media, pra që komunikonte me Zoton dhe përgatiste letrat tani na është bërë e promovuar nga rilindja se duhet të kërkojë ekstradimin e Zotos dhe Mërtirit e kjo është një paradoks i madh ku në pushtet nuk kanë mbetur njeri pa korruptuar nga koka të kë këmbët. Në rastin më skandaloz këta do të arrin të bënin dëmin në Elbasan, dhe atje ne u ndeshëm më kërkesën ë prokurimeve publike që të ndalohet e kjo u tejkalua nga një vullnet politik që nuk bëhet as nga Koka e as nga Bllako por nga ata që qëndrojnë si shefa në kokat e tyre, që ajnë Agaci dhe Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here