Temperaturat e larta kanë shtuar rrezikun e rritjes së sëmundshmërive tek fëmijët. Mjekët pediatër referojnë se pacientët e vegjël janë në rritje çdo ditë.
Në shumicën e rasteve janë infeksionet e rrugëve të sipërme respiratore ato që po çojnë të vegjlit drejt poliklinikave.
Varicela dhe sindromi gojë këmbë duar, sipas mjekëve po njeh një përhapje masive, shkruan Euronews Albania.
Sindromi gojë këmbë duar, përhapet nëpërmjet spërklave të pështymës dhe konsiderohet një sëmundje infektive por që nuk lë pasoja afatgjata tek fëmijët.