(VIDEO) “Rilindasit votuan duke qeshur e tallur për diplomat me kusht të studentëve të mjekësisë”/ Vasili: Çfarë turpi dhe nëpërkëmbje po u bëhët mjekëve të ardhshëm !

0
116

Nënkryetari i Partisë së Lirisë Petrit Vasili ka reaguar sërish në Facebook lidhur me pr.ligjin për diplomat e studentëve të mjekësisë të cilët, duhet të firmosin një marrëveshje për të punuar 2 deri në 5 vjet në Shqipëri, pas përfundimit të studimeve për të marrë diplomën ose në të kundërt të paguajnë një tarifë.

Në kundërshtim më ligjin e të drejtat e njeriut Vasili e cilëson këtë si një nëpërkembje që po u bëhet jetës dhe profesionit të të rinjve. Gjithashtu ai ka ndarë një VIDEO të deputetëve rilindas duke qeshur e duke tallur gjatë votimit nga Komisioni Parlamentar i Shëndetësisë për diplomat me kusht.

Postimi i plotë:

Rilindasit e Komisionit te Shendetesise votuan dite me pare duke qeshur e duke tallur per diplomat me kusht te studenteve te mjeksise.

Çfare turpi dhe cfare shemtire, nje neperkembje e tmerrshme, qe u behet jetes dhe profesionit te te rinjve, qe do te jene mjeket e ardhshem.

Shikojini vete ne VIDEO sesi votojne rilindasit e Komisionit Parlamentar te Shendetesise.

https://www.facebook.com/petritvasil/videos/659423062716465

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here