Një aksident ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës. Mësohet se dy kamionë janë përplasur me njëri-tjetrin. Si pasojë e aksidentit, njëri prej tyre është përplasur dhe me trafikndarësen e rrugës. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. Ndërkohë, mësohet se është bllokuar qarkullimi i automjeteve për disa minuta.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.