Boçi tregon si u përgjua gjatë fushatës elektorale: Këdo që takoja, ose kërcënohej ose joshej nga PS

0
103

Ish-kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Elbasan, Luçiano Boçi ka rrëfyer në News24 se si u përgjua dhe u përndoq ai dhe shtabi i tij elektoral gjatë zgjedhjeve lokale të 14 majit.

 

Duke folur në një intervistë në “Kjo Javë” me Nisida Tufën ai thotë se njerëzit që takonte, thirreshin dhe u bëheshin oferta dhe josheshin që të votonin Partinë Socialiste.

Ju keni deklaruar se jeni përgjuar nga policia dhe prokuroria. Çfarë ka ndodhur?

Aftësitë dhe mjetet për të përgjuar politikanë dhe jo vetëm i kanë këto dy institucione. Gjithçka ka qenë nën urdhra politikë. njerëzit e shtabit tim janë përndjekur, janë kontrolluar, janë thirrur edhe në polici me arsyetimin e kryerjes së punëve të zakonshme që bën policia dhe prokuroria që merrnin urdhra nga Tirana.

 

Edhe shtabi juaj u përfshi?

Çdo ditë që mbaronin orarin e punës, anëtarët e shtabit ndaloheshin nga operacionalja. Në një moment shkuan deri aty sa në një takim në orët e vona ndaluan edhe drejtonin e shtabit, ish deputetin Aurel Bylykbashi para zyrave të shtabit.

Po ndaj jush?

Ndaj meje ka ndodhur në mënyrë permanente, që nga momenti që u shpall kandidatura ime. Çdo person që unë takoja, ose kërcënohej, ose joshej. Jo në një rast, por në shumë raste. Njerëzit më pas mundoheshin të shmangeshin.

 

Pse nuk e denoncuat që në fillim?

E para se cekej fushata dhe krijohej panik te rrethi i njerëzve dhe unë nuk ngjallja besim. Janë disa veprime politike që kanë impakt dëmtues.

 

 

 

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here