Deputetët e PS, Koçi e Beqiraj heqin dorë nga amendamentet për Akademinë, duan vetëm ndryshimin që Gjinushi të jetë kryetar përjetë

0
123

Maxhoranca duket e vendosur për te miratuar brenda këtij sesioni parlamentar amendamentet e deputetëve Koçi- Beqiraj për Akademinë e Shkencave me qëllim që t’i hapin rrugë kandidimit te Skënder Gjinushit për një mandat të dytë.

 

Mësohet se dy deputetët i kanë dërguar një letër kryetares së Komisionit të Edukimit, Flutura Açka ku kërkojnë që të miratohet të hënën vetëm amendamenti që lejon kryetarin e Akademisë te kandidojë për një mnadat të dytë, përfshi edhe heqjen e kufizimit të moshës, 75 vjeç.

Në të njëjtën kohë ata shprehin vullnetin që të tërhiqen nga amendamentet qe kanë bërë për trajtimin financiar të personelit te Akademisë, pasi kjo do të kërkonte më parë një mendim nga qeveria, që mund të marrë shumë kohë dhe të shtyjë miratimin e draftit për në shtator.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here