Falsifikoi formularin e vetëdeklarimit, PD kallëzon në SPAK kryebashkiakun e Kuçovës, Kreshnik Hajdari

0
146

Kreshnik Hajdari, kryetari i Bashkisë së Kuçovës, është kallëzuar në SPAK nga Partia Demokratike për veprën penale të falsifikimit të formularëve. Në kallëzimin që mban datën 14 Korrik, Hajdari akuzohet se ka fshehur në formularin e vetdeklarimit në dy raste, një dëmin nga drejtësia greke.

Referuar vendimit, që PD e ka bashkangjitur në kallëzim, Hajdari është dënuar nga Gjykata e Athinës në vitin 1999 për kalim të paligjshëm të kufirit. Vetë kryebashkiaku, përmes një reagimi publik më herët, ka pranuar se e ka kaluar kufirin në mënyrë të jashtëligjshme. “Më ndaluan në kufi dhe menjëherë më kthyen pas në vendlindje”, shprehet ai përmes një postimi në FB. Por, ai pretendon se s’ka qenë në dijeni të vendimit të gjykatës dhe në këto kushte nuk e ka pasqyruar në formularin e vetdeklarimit. Më tej, shprehet se dënimi i gjykatës së Janinës është “administrativ” dhe se nuk përbën kusht ligjor për ndalimin e tij për të kandiduar si kryetar Bashkie, siç edhe ka ndodhur në dy proceset e fundit të zgjedhjeve lokale.

 

Megjithatë, për Partinë Demokratike ekzistojnë kushtet ligjore për nisjen e hetimeve ndaj Hajdarit dhe pezullimin e tij nga detyra si kryetar bashkie.

 

Në kallëzim thuhet se Kreshnik Hajdari ka qenë në dijeni të plotë të dënimit pasi ai ka qenë prezent në kohën e dhënies së tij.

 

PD shprehet se Hajdari e ka fshehur dënimin në formularët e vetëdeklarimit para zgjedhjeve të 2019-ës dhe atyre të 2023-shit, duke konsumuar kështu veprën penale të falsifikimit të formularëve që parashikon dënim me burgim.

 

Kjo nuk është çështja e parë në të cilën Hajdari e sheh veten si të akuzuar. Referuar raportimeve mediatike, kryebashkiaku i Kuçovës po hetohet edhe për procedura të dyshimta tenderuese.

 

Një tjetër kallëzim ndaj tij në Prokurorinë e Posaçme është ai i depozituar nga PD, që e cilëson përgjegjës për manipulim të zgjedhjeve lokale të 14 Majit në Kuçovë bashkë me biznesmenin Pëllumb Salillari – përfitues ky i projekteve publike miliona euro gjatë qeverisjes së Edi Ramës.

 

Një prej tyre është projekti i dyshimtë i ujësjellësit në Sinec, po ashtu i kallëzuar në SPAK, që firma me pronar Salillarin fitoi nga Bashkia e Kuçovës e drejtuar nga Kreshik Hajdari dhe parashikon asgjësimin e një prej pasurive natyrore më të çmuara të zonës.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here