Nga Besart Xhefarri
Letra publike e Arben Ahmetajt është një skaner për zhvillimet në Shqipëri dekadën e fundit!
Së pari Ahmetaj pranon fenomenin e korrupsionit, teksa vetë e argumenton se një qeveri që punon edhe gabon, pavarësisht se këto gabime paguhen me taksat e shqiptarëve.
Ahmetaj pranon se nuk është Mbreti i aferës korruptive, duke argumentuar se Mbreti është Rama që pretendon se ka gjak blu, pasi gjyshi dhe gjysha i kanë punuar në oborrin mbretëror.
Ahmetaj dëshmoi se tek drejtësia e re nuk ka besim, sa kohë ajo nuk ka prioritet drejtësinë por statistikat.
A do jetë e aftë drejtësia e re ti shkojë deri në fund kësaj afere dhe të hetojë edhe Mbretin për të cilin flet Ahmetaj?
Arben Ahmetaj nxjerr në dritë edhe fuqinë e krimit, duke pranuar se kërcënohet, por kush mund të jetë aq i fuqishëm sa të kërcënojë ish numrin dy të qeverisë shqiptare dhe a ju drejtua institucioneve për këto kërcënime Arben Ahmetaj?
Pyetja që shtrohet është, a mund të vepronin institucionet nëse ai që kërcënoi ish numrin dy të qeverisë Arben Ahmetajn, është aktualisht Kryeministër i vendit?
Përgjigjen di ta japë me plot argumente çdo shqiptar i thjeshtë..