Zemra e Saimir Sulës kthehet në Shqipëri

0
192

Zemra e shqiptarit Saimir Sula, që ndërroi jetë në spitalin ‘Del Mar’ të Barcelonës gjatë kohës së pandemisë, tashmë i është dorëzuar autoriteteve shqiptare. Ministria e Drejtësisë njoftoi sot se është përfunduar procesi i riatdhesimit në datën 15 korrik 2023 pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore, Tiranë

 

Zemra e Saimir Sulës kthehet nga Spanja në Shqipëri, edhe pse misteret për vdekjen e tij dhe fatin e zemrës mbeten.

“Ministria e Drejtësisë, Prokuroria e Tiranës dhe Prokuroria e Përgjithshme në bashkëpunim me autoritetet spanjolle të drejtësisë realizuan me sukses procesin e riatdhesimit të zemrës të të ndjerit z. Saimir Sula në datën 15 korrik 2023 pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore, Tiranë.  Me anë të kësaj deklarate të përbashkët, Ministria e Drejtësisë në cilësinë e koordinatorit të procesit, Prokuroria e Përgjithshme në cilësinë e autoritetit kompetent, në bashkëpunim me autoritetet spanjolle të drejtësisë informojnë mediat dhe opinionin publik se, ditën e sotme  ka përfunduar me sukses procesi për kthimin e zemrës të të ndjerit z. Saimir Sula në Shqipëri,” thuhet në një njoftim të Ministrisë së Drejtësisë.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here