Për një raportim të thjeshtë të një aktiviteti të kandidatit të PS në Rrogozhinë, Edison Memolla, gazetarja e Syrit Tv, Marsi Korreshi është kërcënuar në transmetim live nga simpatizantë të kësaj force politike në këtë qytet.
Takimi është zhvilluar në lokalin e kandidatit të PS, Rrogozhinë. Aty janë ftuar gra dhe vajza nga administrata, mësuese, infermiere, punonjëse etj. Dreka është pjesë e një takimi elektoral për zgjedhjet që pritet të zhvillohen në këtë qytet. Por ka mjaftuar që gazetarja të nisë një raportim live dhe është rrethuar nga persona të panjohur që e kanë kërcënuar dhe i kanë kërkuar të largohen.