Nuk ndalet “INA”, gllabëron dhe 220 milionë nga Niko Peleshi

0
212

Kohët e fundit kompania INA e Ferdinand Çaushit po fiton një sërë tenderash nëri pas tjetrit. Nëse do t’i fitonte nga aftësia natyrisht do ishte shumë mirë, por për fat të keq të gjitha tenderat që kemi paraqitur të fituara nga kjo kompani, kanë patur mjaft elementë të dyshimtë.

E drejtuar nga Ferdinand Çaushi, kjo kompani ka “kullufitur” përsëri 220 milionë lekë të tjera nga paratë e taksapaguesëve shqiptarë. Kësaj radhe nëpërmjet një tenderi të marrë nga Ministria e Mbrojtjes e drejtuar nga Niko Peleshi.

Më konkretisht bëhet fjalë për procedurën e prokurimit që mban numrin e referencës REF-68740-05-09-2023. Objekti i tenderit është “Loti nr. IV, Rikonstruksion i objektit të truprojës dhe rrethim i jashtëm, në pronën nr. 122, Marikaj, Vorë” me fond limit në vlerën 19,364,287 lekë të reja pa TVSH ose rreth 232 milionë lekë të vjetra me TVSH.

Nëse shikojmë ndërkohë dokumentacionin përkatës të kësaj procedure vihet re një fakt tepër i dyshimtë. Rezulton se në garë kanë marrë pjesë vetëm katër firma, por çuditërisht fituese është shpallur ajo që ka dhënë ofertën më të lartë.

E dini për kë bëhet fjalë? Natyrisht për kompaninë INA. Kjo firmë ka ofruar vlerën prej 18,339,233 lekë të reja pa TVSH ose gati 220 milionë lekë të vjetra përfshirë TVSH. Nga ana tjetër nëse krahasojmë vlerën fituese me fondin limit shikohet se kompania në fjalë ka ofruar një vlerë të njëjtë me 95% të limitit të fondit, duke shtuar akoma më shumë dyshimet për fitues të paracaktuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here