Dhunuan policin në Sarandë/ Arrestohet 45-vjeçari dhe procedohen penalisht 2 vëllezërit e tij

0
184

Një 45 vjeçar në Sarandë, Klajdi Merkaj, ka rënë në prangat e Policisë, pasi ky shtetas së bashku me dy vëllezërit e tij, Astrit Merkaj dhe Endri Merkaj në SPK Port Sarandë, ka kundërshtuar dhe goditur për shkak të detyrës punonjësin e Policisë Kufitare.

Ngjarja ka ndodhur pasi ai i ka komunikuar shtetasit Astrit Merkaj se nuk mund të udhëtonte për shkak se kishte parregullsi në dokumentacionin e tij.

Ndërsa 45 vjeçari Klajdi Merkaj është arrestuar, dy vëllezërit e tjerë janë proçeduar në gjendje të lirë. Mësohet se personat e konfliktit në Portin e Sarandës janë nga Berati dhe se janë biznesmenë në fushën e ndërtimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here