Digjet” Mesdheu – sot termometri shkon në 47°C, shpëtohen 1200 fëmijë nga flakët në Greqi

0
136

Vala e të nxehtit të paprecedentë që ka mbërthyer Europën Jugore pritet të arrijë kulmin ditën e sotme, pasi e marta do të jetë dita më e nxehtë me termometrin që pritet të shënojë 47 gradë Celsius në Itali.

Sardenja pritet ti afrohet gjithnjë e më shumë rekordit evropian prej 48,8 gradë Celsius të vendosur në Siçili dy vjet më parë, me pushuesit në ishullin italian që janë paralajmëruar për të nxehtin kërcënues për jetën.

Presidenti i shoqërisë meteorologjike italiane Luca Mercalli tha: “Edhe nëse ai rekord 48,8 gradë Celcius nuk thyhet, ne po shohim një valë të nxehti, gjatësia e së cilës është e paprecedentë”.

Vala e të nxehtit nuk tregon shenja përfundimi, pasi zyrtarët e Organizatës Botërore Meteorologjike parashikojnë se moti ekstrem ka të ngjarë të vazhdojë deri në gusht në disa vende. OKB-ja ka thënë se rekorde të reja të temperaturës janë vendosur tashmë në pjesë të hemisferës veriore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here