Reagon sërish Ahmetaj nga arratia: Merruni me fondet e inceneratorëve, jo me 1,8 mln eurot imagjinare

0
133

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj reagoi për kontrollet që janë ushtruar sot nga SPAK dhe BKH në banesat e familjarëve të tij.

Ai tha se kjo ishte reprezalja e radhës ndaj familjes së tij.

Ahmetaj komentoi edhe një lajm të prodhuar në mediat pranë qeverisë, se ai ka transferuar 1.8 milionë euro.

“Sot u bë reprezalja e radhës në familjen time, nga mosha 82 vjeç e poshtë.

Madje pleqve iu janë marrë dhe celularët, në kërkim të provave për “inceneratorët”.

Ndërsa “spin doctor”/kontakt inceneratorësh, ka qarkulluar lajmin e rremë se qenkan transferuar 1,8 milionë euro…

Në vend të merren me fondet e inceneratorëve, merren me 1,8 milionë euro imagjinarë.

Fake neës e prodhuar në laboratorët e ortakërisë mediatike dhe jo vetëm, të inceneratorëve …,” shkruan Ahmetaj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here