Deputeti demokrat Edmond Spaho dhe ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca, janë përplasur në Kuvend mbi pezullimin e fondeve të bujqësisë nga Bashkimi Evropian.
Ishte Krifca e cila foli për ligjshmëri dhe transparencë në AZHBR, ndërkohë që BE flet për një hetim mbi korrupsionin. Spaho replikoi duke e quajtur Krifcën një ministër të paaftë dhe cinike.
Frida Krifca: Do të ndiqet sipas procedurave të nevojshme. Ne e kemi punën në AZHBR me një objektiv të qartë, 3 shtyllat që janë: ligjshmëria, efektiviteti dhe transparenca. Jo vetëm që nuk kemi frikë, por përballemi me dinjitet në këtë gjueti shtrigash.
Edmond Spaho: Është ministrja që ka shkatërruar bujqësinë, më e paaftja, më cinikja. I mori në qafë fermerët, i tha mbillni grurë dhe nuk tërhiqet gruri.