Lëvizja #ShpresON/ Ftesë e Hapur
Bashkëbisedim Nr 1 me qytetarët:
E Mërkurë, dt 26 Korrik 2023, ora 20.00
Amfiteatri i Universitetit të Arteve (Sheshi Nënë Tereza)
nis Bashkëbisedimi me qytetarë, intelektualë, aktivistë dhe zëra kritikë me temën e parë.
“Të PaPërfaqësuar sepse jemi të Pashpresë apo të Pashpresë sepse jemi të PaPërfaqësuar?!”
A ka zgjidhje!?
Po, ne mendojmë dhe shpresojmë që ka!
Pjesëmarrja juaj në këtë bashkëbisedim të hapur për qytetarë të lirë dhe pa paragjykime për përkatësinë e tyre do të jetë një ndihmë e madhe dhe përcaktuese, për vazhdimin e kësaj përpjekje për të ringjallur shpresën.
Po punojmë prej kohësh për nisjen e këtij turi debatesh publike dhe shpresojmë që ato 2 orë të bashkëbisedimit, do të ndihmojnë dhe inkurajojnë shumë qytetarë të tjerë që do na ndjekin në media dhe rrjetet sociale që të përfshihen në takimet e radhës.
Faleminderit
Lëvizja #ShpresON
(Lëvizja #ShpresON është bashkim i lirë qytetarësh të ndryshëm me pikëpamje të ndryshme, pa kryetar apo udhëheqës, që i bashkon halli i përbashkët me çdo shqiptar:
Axhenda e Shpopullimit të Shqipërisë dhe mungesa e një Klase Politike që mund të rikthejë besimin)