Xhaferri: Parlamenti “vlon” nga debatet, ndërsa Rama në plazh me Ricky Martin dhe xhiro me Ballukun

0
278

Nga Besart Xhaferri

Edi Rama sot do duhej të ishte në Parlament për t’u përgjigjur për aferën e inceneratorëve, që do u kushtojë shqiptarëve rreth 500 milionë euro.

Ai zgjodhi standardin Ahmetaj, të mos përballjes, teksa sot ka shoqëruar në plazhin e Durrësit këngëtarin latin, Ricky Martin, dhe më pas është nisur drejt Vlorës me Belindën për të inspektuar rrugët e florinjta që paguhen me taksat e Shqiptarëve.

Edi Rama sot do duhet të ishte në Parlament dhe për t’u përballur me studentët e mjekësisë që po protestojnë nën temperaturat përvëluese të Korrikut, kundër një vendimi të padrejtë, e të pakonsultuar me ta.

Edi Rama sot ka urdhëruar ushtarët e tij të votojnë projektligjin për kanabisin mjekësor, për pajisjen me liçensë të trafikantëve të kanabisit që kanë përmbytur Evropën me drogë.

Sot Edi Rama do duhej të ishte në parlament për të folur për të inkriminuarit e tij që po përballen me drejtësinë, numri i të cilëve është aq i madh sa dhe zyrat e PS mund të zhvendosen përfundimisht drejt SPAK.

Kjo sjellje e tij vjen prej faktit se pushteti i tij nuk buron nga vota, por nga forca e krimit të organizuar dhe ambasadorokracisë.

Koha që ky regjimi të shembet nga themelet ka ardhur, pasi nuk duhet të lejojmë që një kastë hajdutësh të na vjedhë të ardhmen e fëmijëve tanë!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here